Zvicra riktheu Brazilin 40 vite mbrapa

Me barazimin 1:1 ndaj Zvicrës, kombëtarja e Brazilit është rikthyer 40 vite mbrapa. Saktësisht para plotë 40 viteve “seleçao” kishte barazuar 1:1 ndaj Suedisë në Botërorin e Argjentinës.

Që nga atëherë në 9 Botërore me rradhë midis viteve 1982 dhe 2014 brazilianët kishin startuar me fitore.

Ndeshjen e dytë dhe mundësinë që të shënojë edhe fitoren e parë në Botërorin e Rusisë, Brazili do ta ketë me 22 qershor kundër Kosta Rikës në Sent Petersburg, ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit “E” në ndeshjen më interesante Serbia do të përballet me Zvicrën në Kaliningrad.

Leave a Reply