Poloni-Kolumbi, formacionet e mundshme dhe disa kuriozitete

Para Botërorit, të gjithë shihnin Poloninë dhe Kolumbinë si dy skuadrat që duhej të fitonin grupin e vazhdonin më tej në turne. Sot, dy ekipet ndeshen me njëra-tjetrën me objektivin për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit pas humbjeve që kanë pësuar në sfidat hapëse.

Shanset nuk janë të mëdha, duke llogaritur se në 4 Botërorët e fundit, nga 46 skuadrat që kanë humbur ndeshjen e parë në grup, vetëm 4 prej tyre kanë arritur të kalojnë në turin tjetër.

POLONIA

Skuadra polake vjen në këtë përballje me një statistikë të çuditshme përballë skuadra nga Amerika e Jugut, pasi ka fituar 5 dhe humbur 5, pa barazuar asnjë. Statistikat e ndeshjeve të fundit duhet të shqetësojnë trajnerin Navalka, pasi ekipi ka humbur 7 nga 9 ndeshjet e fundi në Botërorë, duke mos arritur të shënojë në 6 nga këto humbje.

Problemi është që Polonia nuk arrin as të mbyllë ndeshjet pa pësuar gol, hera e fundit që ka mbyllur me 0 të pësuar është ndaj Portugalisë, në vitin e largët 1986.

E gjithë përgjegjësia do të bjerë sot mbi Robert Levandovskin, të cilit i kërkohet të bëjë mrekullinë e radhës për të shpëtuar vendin e tij. Ai ishte plotësisht në hije ndaj Senegalit, por nuk huhet harruar që ka shënuar 21 gola në 16 ndeshjet e fundit me ekipin kombëtar.

KOLUMBIA

Shifrat janë të pamëshirshme me Kolumbinë, e cila ka probleme të mëdha kur përballet me skuadra europiane në turne, pasi ka humbur 5 dhe fituar vetëm 2 nga 9 ndeshjet e fundit në Botërorë me ekipe nga Europa.

Vetëm një herë më parë Kolumbia ka humbur të dy ndeshjet e hapjes në Botëror, ndaj Rumanisë dhe SHBA-së në vitin 1994. Me siguri, kjo do të jetë një ndeshje me gola, pasi asnjë prej 19 sfidave që ka luajtur Kolumbia në Botërorë, nuk ka përfunduar 0-0.

Huan Kuintero iu bë kolumbiani i parë që shënonte në dy Botërorë të ndryshëm (2014 dhe 2018), ndërsa kishte një rekord të padëshiruar për Karlos Sançez, i cili u bë futbollisti i parë i kësaj përfaqësueseje që merr të kuq në një Botëror.

FORMACIONET E MUNDSHME

PROTAGONISTËT

Kamil Glik pritet të jetë përsëri në prapavijën e skuadrës europiane, pas mungesës në sfidën e parë për shkak të një ndrydhje në shpatull.

Nga ana tjetër, Kolumbia mendohet se do t’i besojë një vend mes titullarëve Rodriguez, i cili nuk shfaqi probleme në aktivizimin e tij si zëvendësues në pjesën e dytë.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare mes dy vendeve që kanë zhvilluar disa herë miqësore, të fundit të fituar nga skuadra amerikano-jugore 2-1 në vitin 2006. (vipsport.al)

Leave a Reply