Mbyllen 45 minutat e para, Zvicra dhe Brazili në avantazh (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para nga ndeshjet e grupit “E” në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, në të cilat skuadrat favorite, Brazili dhe Zvicra po avansojnë përballë kundërshtarëve të tyre, Serbisë, gjegjësisht Kosta Rikës, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja skuadrat shënuan nga një gol, ndërsa goli i Zvicrës mban firmën e tetovarit, Blerim Xhemaili, i cili në minutën e 32-të me një bombë të vërtetë nga brendia e zonës arriti që të mposhtë portierin kostarikan, Kejlor Navas.

Brazili golin e avantazhit ndaj Serbisë e realizoi në minutën e 36-të, me autorë Paulinjo, ndërsa në rolin e asistuesit ishte Kutinjo.

Pra lidhja e Barcelonës më e merituara që Brazili gjatë 45 minutave të para po avanson ndaj Serbisë.

Leave a Reply