Renova dhe portieri Kobetiç vazhdojnë bashkëpunimin

Skuadra e Renovës nisi përgatitjet për sezonin e ri këtë javë, ndërsa kryesia e klubit nga Xhepçishti janë duke punuar në rinovimin dhe afrimin e futbollistëve të rinjë në skuadër. “Gjipspunuesit” kanë arritur marrëveshje me portierin Matija Kobetiç për të vazhduar bashkëpunimin.

Ashtu siç arrijmë të mësojmë, Kobetiç dhe Renova do të rinovojnë kontratën edhe për 1 sezon tjetër. Portieri kroat te Renova erdhi vitin e kaluar, ndërsa më herët ishte pjesë e Vardarit dhe Bregallnicës në kampionatin vendor.

Leave a Reply