Shkupi barazim me estonezët e Levadias

Skuadra e FC Shkupit ka luajtur edhe miqësoren e dytë në kuadër të fazës përgatitore që po e zhvillon në Bolu të Turqisë, ku për kundërshtarë kishte skuadrën Levadia Talin nga Estonia.

1:1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin trajneri Zekirija Ramadani luajti me një formacion të kombinuar, duke u dhënë shansë futbollistëve më të rinjë dhe atyre nga Senegali që po qëndrojnë në testime.

Pjesa e parë e miqësores edhe pse përfundoi pa gola, kishte shumë dinamik dhe mjaft raste shënimi, sidomos nga ana e “bardhekaltërve” nga Çairi.

Në pjesën e dytë trajneri Ramadani ju dha rastin futbollistëve të rinj, të cilët vlerësohen si ardhmëria e klubit.

Një ndër ta pa dyshim se është edhe Suhejl Muharremi, i cili në këtë ndeshje mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në minutën e 67-të asistoi për senegalezin, Marone, i cili kaloi në epërsi FC Shkupin.

Epërsia e “bardhekaltërve” ishte valide deri në minutën e 78-të, atëherë kur pas një penaltie të shkaktuar nga ana e Senghor, futbollistët estonez të Levadias arritën që të barazojnë shifrat në 1:1 me anë të Jurii Tkaçuk.

Deri në fund të ndeshjes, FC Shkupi edhe në dy raste tentoi me anë të sulmuesit të talentuar Suhejl Muharremi, mirëpo pa arritur që të shënojë, ashtu që në fund ndeshja u mbyll me barazim.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të enjten kundër skuadrës boshnjake të Çelik.

FORMACIONI I FC SHKUPIT:
FC Shkupi: Pape Seydou Ndiaye, Besart Krivanjeva, Muharem Bajrami, Ermedin Adem, Bunjamin Shabani, Bllagoja Ljamçevski, Artan Veliu, Fatih Ismaili, Mady Faty, Faustin Sengho, Faustin Sengho
Luajtën edhe: Igor Aleksovski, Altin Sefo, Besir Ramadani, Mariano Ondo, Suhel Muharemi

Leave a Reply