Tifozët gjerman sulmuan Ozilin pas ndeshjes me Korenë e Jugut

Ka plasur te Gjermania, edhe atë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Koresë së Jugut, në të cilën ndeshje kampionët e Botës pësuan disfatë me rezultatin 0:2.

Me të përfunduar ndeshje, një grup tifozësh nisën të ofendonin mesfushorin me origjinë turke, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të ndalur një tifoz që dëshironte të shkonte drejt Ozilit, i cili është kthyer në një armik të tifozëve gjerman, pas asaj fotografie të bërë para Botërorit në Rusi me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në atë takim Mesut Ozil i kishte dhuruar fanellën e tij me shkrimin PËR PRESIDENTIN TIM. Reagime të shumta kishte pasur edhe atë kohë, madje edhe nga krerët e Federatës gjermane si dhe kreut shtetëror, ndërsa eliminimi i hershëm nga ky Botëror mund të jetë edhe i fundit për Ozil, i cili me shumë gjasa do të mbyll karrierën me Kombëtaren gjermane.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply