Në Brazil tallen me eliminimin e Gjermanisë, madje edhe disa prej mediave

Para 4 viteve Brazili kishte përjetuar një ndër disfatat më të rënda në historikun e saj, kur në kuadër të gjysmëfinales së Botërorit “Brazil 2014”, kishte pësuar debakël nga Gjermania e Joakim Lëv, duke u mundur me rezultatin 1:7.

E gjithë kjo solli shumë reagime nga ana e tifozëve gjerman, të cilët talleshin me ekipin e Brazilit, ndërsa një ndër ta që kishte bërë një gjë të tillë ishte edhe mesfushori gjerman, Toni Kros, i cili vitin 2017-të fansave të tij në “Twitter” ua kishte uruar në mënyrë të veçantë.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme në Kazan, Kros dhe bashkëlojtarët e tij pësuan një debakël edhe më të rëndë, duke u mundur nga Koreja e Jugut dhe duke përfunduar aventurën e tyre në Botërorin e Rusisë që në fazën në grupe. Është kjo hera e parë pas plotë 80 viteve që Gjermania nuk arrinë të kalojë raundin e parë në një Botëror.

Dhe shumë normale, pas këtij eliminimi pasuan reagime nga më të ndryshmet në llogari të 4 herë kampionëve të Botës, më saktësisht të njëjtat ishin dërguar në adresë të Toni Kros, i cili kishte marrë përgjigjen e duhur.

Mirëpo përveç reagimeve të tifozëve brazilian, ishte edhe mediumi i njohur brazilian, “FOX Sports Brasil”, që kishte “shpërthyer” përmes profilit zyrtarë në “Twitter”. Ata kishin postuar një reagim shumë kontrovers, që ka ngjallur shumë reagime.

Leave a Reply