Publikohet video kur brazilianët rrahin tifozin serb (VIDEO)

Kampionati Botëror në Rusi deri më tani ka kaluar shumë qetë, kur janë në pyetje rrahjet mes tifozëve, me përjashtim të një zënke mes disa tifozëve brazilian dhe serb, në ndeshjen e grupit “E” midis Brazilit dhe Serbisë.

Në atë ndeshje Brazili shënoi fitore me rezultatin 2:0. Gjithçka po shkonte mirë si në fushë, ashtu edhe në tribuna, deri në një moment kur disa tifozë brazilian kishin sulmuar disa tifozë serb, e cila madje kishte ardhur për të ndjekur ndeshjen familjarisht.

Disa ditë më vonë nga ngjarja në fjalë, ka vendosur të flas edhe familja e sulmuar, e cila rastin e ka shpejguar për të përditshmen serbe, “Telegraf.rs”.

“Nga fillimi i ndeshjes kemi qenë të provokuar nga tifozët brazilian, të cilët kanë qenë ulur para nesh. Na tregonin gishtin e mesit dhe na shanin në mënyrë më të turpshme. Kam qenë bashkë me babain dhe nënën e cila i ka dëgjuar dhe parë gjitha këto skena jo të hijshme. Babai im disa herë ka heshtur dhe ka duruar, por në një moment u tha që të ndalonin. Në atë moment njëri nga fitozët u ngrit dhe e sulmoi atë”, – ka rrëfyer djali i tifozit serb të sulmuar në shkallët e stadiumit.

“Më tragjike ka qenë se sipër nesh ka pasur shumë tifoz serb, të cilët as që janë munduar të na ndihmojnë, por vetëm kanë xhiruar se si brazilianët po na rrahin. Nuk kanë reaguar asnjëri prej tyre, madje edhe në momentin kur u godit një grua”, ka shtuar ai.

Leave a Reply