Bombë, Shevçenko te Xhenoa transferon yllin e Çelzit

Andrij Shevçenko edhe zyrtarisht është emëruar trajner i ri i Xhenoas dhe ukrainasi do të ketë një detyrë të vështirë para vetes, pasiqë skuadra renditet në pozitën e 17-të në Serie A.

Ndërkohë mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke zbuluar goditjen e parë të Shevas për merkaton e janarit.

Siç raporton “Secolo XIX Genoa”, Shevçenko ka kontaktuar me ish-klubin e tij Çelzi, për mundësinë e transferimit të Kristian Pulishiç në Marasi.

Pulishiç sapo është rikthyer nga një lëndim i rëndë dhe këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje.

Shevçenko synon huazimin e Pulishiç në merkaton e janarit dhe beson se amerikani do ta pranojë ofertën e tij, pasiqë do të jetë lojtari kyç te Xhenoa.

Pulishiç ka nevojë për minuta, në mënyrë që të përgatitet për Kupën e Botës në Katar dhe është i gatshëm ta pranojë këtë aventurë të re.

“Blutë” e Londrës thuhet se nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet me Xhenoan pritet të fillojnë së shpejti.

Leave a Reply