Fillojnë negociatat, ylli i Milanit kalon tek Juventusi!

Massimiliano Allegri ka dhënë dritën e gjelbërt për të filluar bisedimet. Bëhet fjalë për Alessio Romanjolin, i cili nuk ka arritur një marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës që i skadon  verën e ardhshme.

Siç raporton “Calciomercato.it”, skuadra e Juventusit është duke e ndjekur nga afër situatën nëpër të cilën po kalon kapiteni i “Rossonerëve”.

Ka zëra që thonë se Milani nuk ka raporte të mira me agjentin e tij Mino Raiola dhe pikërisht këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë “Zonja e Vjetër”.

Juventus ka qenë i interesuar për qendërmbrojtësin që prej kohës kur ishte tek skuadra e Romës, mirëpo atëherë “Rossonerët” triumfuan në merkato.

Leave a Reply