Çallandes do të sulmojë Malin e Zi me Muriqin

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Çallandes, ka publikuar formacionin me të cilin do të zbres në fushë sonte ndaj Malit të Zi, në një ndër ndeshjet më të vlefshme të skuadrës “dardande”, që ende shpreson në një kualifikim të mundshëm për në Euro 2020, njofton “infOSport.mk”.

Edhe këtë herë sulmin e Kosovës do ta udhëheq sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, që do të jetë i ndihmuar nga Rashica dhe Bersant Celina, ndërsa habit avansimi para i Hadërgjonajt, i cili do të luaj në krahun e djathtë, mirëpo në atë sulmues, teksa Vojvoda do të luaj në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Në anën e majtë të mbrojtjes rikthehet Kololli, ndërsa një emër tjetër më ndryshe nga ajo ndeshje zyrtare me Anglinë, është edhe ai i Herolind Shalës, që tashmë ka lënë pas lëndimin.

Më poshtë mund të shihni edhe formacionet e plota të të dyja skuadrave kombëtare, që me fillim në ora 20:45 do të përballen njëra me tjetrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply