Jari Mina sërish shpëtimtari i Kolumbisë, ndeshja shkon në vazhdime (VIDEO)

Mbrojtësi i Barcelonës, Jari Mina është treguar sërish shpëtimtarë i Kolumbisë, skuadër kjo e cila në minutat shtesë të takimit arriti që të barazojë rezultatin ndaj Anglisë dhe të dërgojë ndeshjen në kohën shtesë, njofton “infOSport.mk”.

Mina, për të cilin po interesohet Fenerbahçe doli të kërcejë më së shumti në zonën kundërshtare dhe me kokë arriti që të mposhtë portierin Pikford.

Ndryshe Anglia kishte avansuar në minutën e 57-të me golin e shënuar nga sulmuesi Hari Kejn, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Për Hari Kejn ishte ky goli i 6-të në kuadër të KB “Rusi 2018”, duke përforcuar kështu pozitën e parë në listën e golashënuesve.

Leave a Reply