Formacionet e mundshme, Suedi – Angli

Suedia dhe Anglia sot do të zhvillojnë ndeshjen e tretë çerekfinale në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”.

Anglia shihet si favorit në këtë ndeshje, edhe pse realisht një botëror si ky në Rusi me plot surpriza, asnjë rezultat nuk mund të thuhet me siguri.

Ndeshja Suedi-Angli do të zhvillohet në “Kosmos Arena” në Saara me fillim në ora 16:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri holandez, Bjor Kuipers.

Më poshtë keni formacionet e mundshme, të publikuara nga “Sky Sport”.

FORMACIONET E MUNDSHME
SUEDIA (4-4-2): Olsen; Krafth, Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Berg, Toivonen.
ANGLIA (3-5-2): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Young, Lingard, Henderson, Dele Alli, Trippier; Sterling, Kane.

Leave a Reply