Autogoli i Fernandinjos, me të cilin Belgjika avansoi me rezultatin 1:0 ndaj Brazilit, është autogoli i 11-të në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, kampionat ky i pari që arrinë numrin dyshifror.
9 prej tyre u realizuan në fazën e ndeshjeve në grupe, ndërsa dy të tjerët në fazën e ndeshjeve me eliminim.
Ishte kjo hera e parë që Belgjika kishte përfituar nga një autogol në Botërorin e Rusisë, ku autogolin e parë e kishte realizuar Aziz Buhaduz i Marokut, që kishte shënuar në favor të Iranit.
| Gjithë autogolat e realizuar në KB “Rusi 2018”: |
| Aziz Buhaduz (Maroko) – në favor të Iranit |
| Aziz Behiç (Australi) – në favor të Francës |
| Ahmed Fathi (Egjipt) – në favor të Rusisë |
| Edson Alvarez (Meksikë) – në favor të Suedisë |
| Ogunekaro Etebo (Nigeri) – në favor të Kroacisë |
| Tiago Conek (Poloni) – në favor të Senegalit |
| Denis Çerishev (Rusi) – në favor të Uruguait |
| Sergej Ignasheviç (Rusi) – në favor të Spanjës |
| Jan Zomer (Zvicër) – në favor të Kosta Rikës |
| Jasin Meria (Tunizia) – në favor të Panamasë |
| Fernandinjo (Brazil) – në favor të Belgjikës |
