Genç Kalemler vjen me 5 rinovime kontratash

Skuadra e Genç Kalemler pas suksesit të arritur sezonin e kaluar, kur arriti që të sigurojë një vend për në Ligën e Dytë – Perëndim, ka vendosur që të rinovojë kontratat me pjesën më të rëndësishme të skuadrës, që vitin e kaluar kishin fjalën kryesore te skuadra nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Kështu pas rinovimit të kontratës me trajnerin Birol Topçiu, drejtuesit e Genç Kalemler me në krye presidentin, Raif Raif kanë vazhduar kontratat edhe me plotë 5 futbollistë. Bëhet fjalë për portierin, Amir Jashar, mbrojtësin Armend Daut, njëherit edhe kapiten i skuadrës, pastaj mesfushorin Ibrahim Jusufi si dhe dy futbollistët ofenziv, Emir Aliju dhe Bojan Strezovski.

Që të gjithë këto kanë arritur kontrata një vjeçare, ndërsa krerët e klubit ditëve në vijim paralajmërojnë edhe disa emra të rinj në skuadër, që mund ti bashkohen skuadrës që të hënën, kur trajneri Birol Topçiu ka planifikuar grumbullimin e parë të skuadrës.

Leave a Reply