FC Shkupi në Çair po përgatitet për Renxhersin

Pas 12 ditëve qëndrim në Bollu të Turqisë, dhe dy ditëve pushim, të premten futbollistët e FC Shkupit u janë kthyer stërvitjeve në stadiumin e  Çairit për të zhvilluar dhe përgatitjet e fundit për ndeshjet e para kualifikuese të Liga Europa kundër gjigandëve skocez të Gllazgou Renxhersit.

Të gjithë futbollistët ndjehen të motivuar dhe të etur për paraqitjen e tyre të parë në Europë me FC Shkupin, , duke e ditur se para vetes do të kenë një sfidë të vështirë, por gjithsesi motivuese.

Shkupi do të stërvitet në Shkup deri me 10 korrik, kur më pas në orët e mbrëmjes do të nisen për në Skoci.

Ndeshjen e parë kundër Gllazgou Renxhersit, FC Shkupi do ta zhvillojë në transfertë me datë 12 korrik me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa ajo e kthimit në program është me datë 17 korrik në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në ora 17:55.

Leave a Reply