Antonio Bujçevski i Sileksit përforcon sulmin e Trepça ‘89

Trepça ’89 ka vazhduar me angazhimin e futbollistëve nga Maqedonia. Pas dyshes nga Strumica, Bllagoja Gucev – Martin Mirçevski, të premten skuadra mitrovicase ka prezantuar edhe ish sulmuesin e Sileksit, Antonio Bujçevski, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një sulmues të spikatur, i cili pas vetes ka shumë ndeshje dhe gola të shënuar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa njëjtë sikurse dyshja Gucev-Mirçevski, edhe 28-vjeçari Bujçevski te Trepça ’89 vjen me ndërmjetësim të menaxherit shkupjan, Sulltan Baba.

Ndryshe Bujçevski përveç me Sileksin gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Pelisterin, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij, pastaj me EuroMilkun, Vardarin, Renovën, Metalurgun dhe Teteksin, transmeton “infOSport.mk”.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Bujçevski numëron plotë 101 ndeshje dhe 18 gola të shënuar, ndërsa sezonin e kalluar me Sileksin në 29 ndeshje realizoi 4 gola.

Leave a Reply