Renxhersi luan tenis me anglezët e Bjurit, paralajmëron FC Shkupin! (VIDEO)

Gllazgou Renxhersi, skuadër kjo e cila me 12 korrik do të mirëpret FC Shkupin në ndeshjen e parë eliminatore të Liga Europa, ndodhet në super formë, ndërsa më së miri për këtë flet edhe fitorja e fundit ndaj skuadrës angleze të Bjurit, që garon në “League Two”, apo ligën e katërt angleze.

Renxhersi shënoi fitore 6:0, duke paralajmëruar FC Shkupin e Zekirja Ramadanit, që do ta ketë të vështirë ndaj gjigandëve skocez, të cilët udhëhiqen nga legjenda e futbollit anglez dhe Liverpullit, Stiven Zherard.

Edhe pse kjo ndeshje ishte vetëm një miqësore, në “’Ajbroks Stadium” të pranishëm ishin plotë 41 mijë tifoz, të cilët shfrytëzuan rastin ta përshëndesin trajnerin e tyre të ri, Zherard, për të cilin ishte kjo ndeshja e parë që drejtonte Gllazgou Renxhersin para tyre.

Te futbollistët shihej një motivim i madh, ndërsa më së miri e dëshmon paraqitja e tyre dhe golat e shënuar që mbajnë firmën e Marfi (7’), Katiç (31’), Arfilld (35’, 65’), Morelos (70) dhe Rudden (75’).

Kjo ndeshje njëherit ishte edhe prova gjenerale e Renxhersit para ndeshjes me FC Shkupin, ndërsa më poshtë mund të shihni edhe formacionin me të cilin Zherard luajti ndaj Bjurit.

FORMACIONI I RENXHERSIT NDAJ BJURI
McGregor (McCrorie 79), Tavernier (Hodson 72), Goldson (Bradley 79), Katic (Wilson 69), Flanagan (John 45), McCrorie (Jack 62), Windass (Atakayi 72), Candeias (Halliday 62), Arfield (Docherty 69), Murphy (Middleton 62), Morelos (Rudden 72)

Leave a Reply