Pobeda vazhdon me transferimin e futbollistëve të rinj

Futbollisti serb Ervin Kaçar prej dje edhe zyrtarisht është pjesë e Pobedës nga Prilepi. Ai u promovua nga ana e drejtorit sportiv, Aleksandar Krsteski, ndërsa pritet që të zëvendësojë Bojan Georgievskin, i cili u largua ditë më parë nga rradhët e skuadrës nga Prilepi.

Kaçar pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar te skuadra e Novi Pazar, edhe atë duke luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa në disa raste edhe si mesfushorë i krahut të djathtë.

Kaçar është përforcimi i 6-të i Pobedës gjatë këtij afati kalimtarë të verës, pasi deri më tash skuadra nga elita e futbollit vendor ka arritur marrëveshje me Borçe Manevskin, Gjore Jovanoskin, Nove Aceski, Tulat Humbatov dhe Jasir Asanin.

Leave a Reply