Trepça ’89 transferon dy futbollistë maqedonas nga LPFM-ja

Trepça ’89 pa dyshim se është një ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Mitrovica gjatë stërvitjes së djeshme ka prezantuar plotë 10 emra të rinj, në mesin e të cilëve janë edhe dy futbollistët maqedonas, Bllagoj Gucev i Sileksit dhe Martin Mirçevski i Bellasicës.

Ky i fundit ishte pjesë e suksesit të madh të skuadrës nga Strumica që pas shumë vitesh i rikthye në elitën e futbollit vendor, teksa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Pobedën dhe Pelisterin.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollist vetëm 21-vjeçar me origjinë nga Strumica, që luan si mesfushor ofenziv.

Edhe futbollisti i dytë maqedonas i Trepça ’89 është po nga Strumica. Ndryshe bëhet fjalë për një mesfushor 28-vjeçar, i cili karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Bellasicës, ndërsa gjithashtu në Maqedoni kishte luajtur edhe me skuadrën e Vëllazërimit të Kërçovës, nga e cila skuadër verën e vitit 2015-të ishte transferuar te skuadra nga Kratova.

Pasi i kishte përfunduar kontrata me Sileksin, Gucev vendosi ti thotë “PO” ofertës së skuadrës kosovare, edhe përkundër disa ofertave tjera që kishte nga skuadra nga Maqedonia dhe Greqia, transmeton “infOSport.mk”.

Gucev me Trepçën ’89 ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa përveç tij me skuadrën mitrovicase kanë nënshkruar edhe Arben Beqiri, Gëzim Rusi, Dardan Qerkini, Arbër Pira, Elton Basriu, Orges Gava, Mariglen Shosha dhe Urim Statovci.

Leave a Reply