Zyrtare, Ilço Gjorgjioski largohet nga FFM, vazhdon me punë në UEFA

Illço Gjorgjioski prej sot edhe zyrtarisht nuk është kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Një gjë të tillë numri një i Federatës së Futbollit vendor  kumtoi para anëtarëve të Këshillit Ddrejtues të FFM-së në mbledhjen e sotme të zhvilluar në ambientet e këtij institucioni.

Gjorgjioski karrierën e tij do ta vazhdojë në strukturat e UEFA-s, duke qenë pjesë e kabinetit të kryetarit të Federatës Europiane të futbollit, Aleksandar Çeferin.

Gjorgjioski përmes një kumtesë zyrtare iu drejtua opinionit, ku e elaboroi vendimin e tij, duke potencuar njëkohësisht edhe të gjitha aktivitetet gjatë mandatit të tij 6-vjeçare me Federatën e futbollit në vend.

Leave a Reply