Një Liverpull i shkëlqyeshëm nokautoi Bajernin midis Munihut (VIDEO)

Skuadra e Liverpullit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Bajernit të Munihut në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve Europian. Për dallim nga ndeshja e parë në Angli që u mbyll me barazim pa gola, sonte ndeshja e zhvilluar në “Allianc Arena” prodhoi më shumë emocione dhe gola.

Skuadra angleze luajti shumë më mirë dhe në fund me plotë meritë siguroi një vend për në ndeshjet çerekfinale.

Sadio Mane shkëlqeu me dy gola të shënuar, nga një në secilën pjesë (27;, 84’), ndërsa përveç tij për Liverpullin në këtë ndeshje realizoi edhe Van Dijk në minutën e 69-të.

Goli i vetëm i “bavarezëve” mban firmën e Zhoel Matip, i cili në minutën e 39-të shënoi në rrjetën e gabuar.

Kësisoj Liverpulli kaloi në çerekfinale, duke u bërë skuadra e katërt angleze që siguron  një vend në mesin e 8 skuadrave më të mira europiane. Tashmë skuadra e Jurgen Klop do duhet të pret emrin e kundërshtarit për në fazën e ardhshme, pas shortit që do të hidhet të premten, teksa Bajerni gjithë vëmendjen do të duhet ta përqëndrojë në Bundesligë dhe luftën për titull bashkë me Borusia Dortmundin.

Leave a Reply