Fulhami dhe Beshiktashi në garë për ish sulmuesin e Milanit

Fulhami dhe Beshiktashi janë vënë në garë për shërbimet e ish sulmuesit të Milanit, Xhanluka Lapadulla. 28-vjeçari sezonin e kaluar luante në formë huazimi te skuadra e Xhenoas, për të cilën skuadër kishte realizuar 6 gola.

Pas kësaj drejtuesit e skuadrës së Xhenoas vendosën të blejnë kartonin e tij për shumën e 11 milion eurove, mirëpo tani presidenti i klubit Enriko Perziosi është i gatshëm të shesë atë, ndërsa në adresë të tij vjen ndonjë ofertë më e lartë, teksa i ka vënë edhe çmimin prej 15 milion eurove.

Kjo shumë nuk është e vogël për skuadrat e rangut të Fulhamit dhe Beshiktashit, ashtu që do të jetë e vështirë për të besuar se do të bëjnë hapin rreth transferimit të tij.

Leave a Reply