Mançester Siti transferon një mbrojtës holandez

Mançester Siti ka përforcuar rradhët e veta me mbrojtësin holandez, Filip Sandler. Talenti 21-vjeçar në “Etihad” vjen nga rradhët e Cvolle. Ai është një fëmijë i Ajaksit dhe anëtarë i përfaqësueses U20 të Holandës.

Bëhet fjalë për një futbollist të talentuar, i cili gjithë potencialin e tij e tregoi te Cvole, që nuk kishte mbetur pa u vërejtur edhe nga “skautët” e Mançester Sitit, të cilët më në fund e bindën mbrojtësin holandez për të pranuar ofertën e tyre.

Nga Mançester Siti nuk kanë shpalosur detaje rreth marrëveshjes në fjalë, edhe pse sipas mediave angleze dhe atyre holandeze, bëhet fjalë për një shumë prej 3 milion euro. Sandler me shumë gjasa do të luaj sërish në vendlinje, mirëpo kësaj rradhe si i huazuar nga Mançester Siti.

Sandler është futbollisti i tretë që i bashkohet Sitit gjatë kësaj merkatoje, pas Rijad Mahrez dhe Klaudio Gomesh.

Leave a Reply