Klopp tregon se pse e transferoi Shaqirin te Liverpulli

Strategu gjerman, Jurgen Klopp ka rrëfyer arsyejen se pse ka transferuar futbollistin shqiptarë, Xherdan Shaqiri këtë verë te skuadra e tij. Trajneri i Liverpullit ka thënë se i nevojiteshin më shumë opsione ne repartin e sulmit, ndërsa shqiptari i Zvicrës i ishte opsioni më i mirë pasi ai luan në shumë pozicione të ndryshme.

“Fakti që në skuadrën tonë nevojiteshin më shumë opsione në repartin e sulmit ishte i qartë edhe para finales. Mendoj se Shaqiri është shembulli perfekt për mënyrën se çfarë lojtari duhet të transferohet. Ai i plotëson të gjitha kërkesat, mund të luajë në krahë, mund të luajë prapa sulmuesit dhe mund të luajë edhe në qendër të mesfushës. Kjo është diçka shumë e mirë” –  ka thënë Klopp.

Xherdan Shaqirin me Liverpullin e tij, sezonin e ri në Premierligë e nisin me ndeshjen në “Enfilld Roud” kundër Uest Hamit.

Leave a Reply