Ndërroi jetë ikona e gazetarisë sportive në vend, Refik Zenku

“Covid 19” morri edhe një tjetër jetë, këtë herë të ikonës së gazetarisë sportive në vend, Refik Zenkut.

Refik Zenku ndërroi jetë sot në orët e pasditës si pasojë e pandemisë “Covid 19”. Nga kjo pandemi që tashmë ka kapluar gjithë globin, Refik Zenku ishte prekur në pjesën e dytë të muajit tetor, derisa për katër javë kishte qenë në gjendje kome.

Refik Zenku ka qenë gazetar shumëvjeçar në Tv Gurra të Kërçovës, ndërsa gjithshtu për shumë vite ka punuar si korespodent edhe për Agjencinë e lajmeve shtetërore të Maqedonisë, MIA.

“infOSport.mk” u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zenku, të gjithë miqve dhe kolegëve të të ndjerit, i cili nga kjo botë u nda në moshën 55-vjeçare.

 

Leave a Reply