Një ndër blerjet e kësaj vere të Milanit me probleme në zemër

Milani ka bërë një merkato të mirë gjatë kësaj vere, duke sjellë disa futbollistë mjaft cilësor, në mesin e të cilëve edhe nënkampionin e Botës, Ivan Striniç.

Mbrojtësi kroat i krahut të majtë te “kuqezinjtë” erdhi nga Sampdoria si transferim i lirë, mirëpo i njëjti thuhet të ketë probleme shëndetësore me zemrën.

Kroati i cili ishte vazhdimisht në formacionin bazë Kroacinë në Kupën e Botës deri në finale, është diagnostikuar me probleme kardiake, gjë kjo që ka shqetësuar të gjithë në kampin “kuq e zi”.

Striniç nuk do të jetë në  gjendje të luaj, pasi ai do t’i ndërpresë të gjitha aktivitet sportive, me qëllim që të ju nënshtrohet kontrolleve më detajuese të zemrës.

Leave a Reply