Nuk mund të hiqte unazën e fejesës, nuk inkuadrohet në lojë fare (VIDEO)

Një ngjarje komike vjen nga futbolli hungarez. Futbollisti i Debreçenit, Erik Çikosh nuk ka arritur të inkuadrohet në lojë, pasi nuk mund të hiqte dot unazën e fejesës nga gishti.

Sipas rregullores së FIFA-s asnjë nga futbollistët nuk ka të drejtë të mbajë gjëra të tilla, qoftë qafore apo edhe unazë, ashtu që futbollistit hungarez një mos kujdesje i kushtoi me mos inkuadrim në lojë, edhe pse trajneri i tij kishte vendosur që ti besojë atij disa minuta në ndeshjen kundër MTK Budapest, në momentet që Debrecen ndodhej në disavantazh prej 1:3.

Kështu Çikosh u detyrua të ulej në stol sërish, ndërsa në vend të tij në lojë u inkuadrua Takacs, i cili zëvendësoi futbollitin shqiptarë, Albion Avdijaj.

Pikërisht Takacs në minutën e 87-të ngushtoi epërsinë e MTK Budapest në 2:3, ndërsa në minutën e 5-të shtesë Szatmari shënoi edhe golin e barazimit (3:3), duke i siguruar një pikë skuadrës së tij, ndërsa pa dyshim se personazhi kryesor i ditës mbeti Erik Çikosh, që me siguri se një gjë të tillë do të ketë parasysh në ndeshjet e rradhës të Debrecen.

Leave a Reply