Ramadani zbardh formacionin anti Pobeda (FOTO)

Zekirja Ramadani ka zbardhur emrat e futbollistëve që do të jenë pjesë e formacionit startues në ndeshjen e sotme kundër Pobedës nga Prilepi, njofton “infOSport.mk”.

Në mesin e 11-shes startuese ka vend edhe për dy futbollistët e talentuar, Suhejl Muharremi dhe Artan Veliu, ndërsa gjithashtu në krahun e djathtë të mbrojtjes do të veprojë një ndër përforcimet e fundit, Abulkadir Zango.

Pjesa tjetër e futbollistëve është ajo standarde, me Zendelin në portë, para të cilit në qendër të mbrojtjes do të veprojë dyshja Tipuriç-Bilali, teksa në krahun e majtë do të luaj Ndong. Në qendër të mesfushës do të veprojnë Vujçiç dhe Broja, ndërsa pas Bazhe Ilijoskit në sulm, do të veprojë Stojkoski, bashkë edhe me Muharremin dhe Veliun në krahë.

Ndeshja FC Shkupi – Pobeda starton në ora 17:00.

Leave a Reply