Poçetino bashkon Messin dhe Nejmarin te PSZh-ja!?

Strategu argjentinas Mauricio Poçetino me shumë gjasa në vitin 2021 do të udhëheq Paris Sen Zhermenin, edhe pse nga ky klub nuk ka asnjë konfirmim për ndarjen eventuale me trajnerin aktual, Tomas Tushel.

Mirëpo një gjë të tillë ka konfirmuar ylli i parisienëve, Kylian Mbappe, i cili ka postuar një foto lamtumirëse për ish-trajnerin e tij tani.

Ndërkohë, gazeta “Le Parisien” ka raportuar se Poçetino do të pranonte të menaxhonte PSZh-në vetëm në qoftë se këta të fundit do të nënshkruanin me Lionel Messin.

Kontrata e Messit mbaron në korrik dhe është raportuar se një largim i mundshëm nga Barcelona tanimë është realitet.

Nejmar do të ishte njëri prej personave që do të kishe më së shumti ndikim në transferimin e Messit. Kjo për arsye se dyshja kanë një të kaluar dhe janë akoma shumë miq të mirë.

Leave a Reply