Vitsel debuton me gol te Dortmundi dhe “feston me shqiponjë” (VIDEO)

Borusia e Dortmundit ka kaluar me shumë fat raundin e parë të Kupës së Gjermanisë. “Verdhezinjtë” ishin shumë pranë eliminimit nga skuadra e Ligës së Dytë, Grojter Furt, pasi ishin në disavantazh deri në minutat shtesë të takimit, pas atij goli të shënuar nga Sebastian Ernst në minutën e 74-të. Dhe kur të gjithë të pranishmit po përgatiteshin për festë në stadiumin “Ronhof Tomas Zomer”, festën e tyre e prishi përforcimi më i fundit i milionerëve, Aksel Vitsel, i cili në kohën shtesë barazoi shifrat në 1:1.

⏹ ABPFIFF! Altobelli! Mit zwei Treffern in der Nachspielzeit geht' in die zweite Pokal-Runde! 💪//⏹ THAT'S IT! It ain‘t over 'til it‘s over. 👊___________________🏆 DFB-Pokal | Greuther Fürth 1:2 BVB | FT

Публикувахте от Borussia Dortmund в Понеделник, 20 август 2018 г.

Pas këtij barazimi ndeshja shkoi në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta, ndërsa edhe këtu fati i buzëqeshi Borusia Dortmundit që me një gol të shënuar në minutën e 120-të me anë të Marko Rojsh shënoi fitore 1:2, duke u kualifikuar për në raundin e ardhshëm.

Një vend për më tutje siguroi edhe Herta e Berlinit që me rezultatin 2:1 si mysafir mundi Braunshvajgin, Frajburgu i Amir Abrashit vetëm pas ekzekutimit të penaltive eliminoi Enerxhi Kotbusin, teksa Paderborni me rezultatin 2:1 si vendas eliminoi Ingollshtadin.

Leave a Reply