Skriniar gati të nënshkruajë kontratë afatgjate me Interin

Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar brenda një periudhe shumë të shkurtë pritet të rinovojë kontratën e re me skuadrën e tij, Interin.

Sipas mediave italiane, skuadra “neroaxurre” dhe lojtari janë afër marrëveshjes së re e cila do të jetë katërvjeçare, ndërsa në bazë të saj, ai do të përfitojë nga 2.5 milionë euro në sezon.

23-vjeçari Skriniar te Interi erdhi verën e vitit 2017-të nga rradhët e Sampdorias, ndërsa për shumë shpejtë kohë ai arriti që të shndërrohet në një ndër futbollistët më të rëndësishëm te skuadra “zikaltër”, drejtuesit e së cilës skuadër dëshirojnë që ta lidhin atë edhe për shumë vite qëndrim në “Xhuzepe Meaca”.

Sezonin e kaluar me Interin Skriniar zhvilloi gjithsej 40 ndeshje, 38 prej të cilave në kampionat dhe dy në kuadër të Kupës së Italisë, duke realizuar edhe 4 gola, që të gjithë në kampionat.

Leave a Reply