Mançini naturalizon një brazilian, e fton te Kombëtarja e Italisë

Mbrojtësi brazilian i Lacios, Luis Felipe është shumë pranë debutimit me fanellën e Kombëtares së Italisë. Mbrojtësi 21-vjeçar ka regjistruar vetëm dy ndeshje me ekipin U20 të Brazilit, dhe ai ka të drejtë që të luajë për ekipin “axurrë”, pohon “Corriere dello Sport”.

Federata Italiane e futbollit e ka njoftuar futbollistin në fjalë se do të jetë pjesë e Kombëtares së Italisë, dhe tashmë është duke punuar rreth pajisjes së brazilianit me pasaportë italiane.

Federata është në pritje të dokumentacionit të plotë nga ana e ekipit të Lacios, që më pas të dërgojë një kërkesë deri në FIFA, e cila pritet që të miratohet diku ka muaji tetor apo nëntor i këtij viti.

Në këtë mënyrë Italia mund të pasurohet me një mbrojtës, nëse seleksionuesi Tite nuk e fton në ndërkohë Felipen për t’iu bashkuar Kombëtares së Brazilit.

Leave a Reply