Rabotniçki-A. Pandev, tradita, ndeshjet e fundit dhe detaje tjera rreth këtij takimi

Rabotniçki –  Akademia Pandev është derbi ndeshja e javës së katërt në LPFM. Akademia Pandev aktualisht ndodhet në pozitën e parë me tre fitore nga po aq ndeshje, ndërsa Rabotniçki me dy fitore dhe një disfatë nga tre xhirot e para ndodhet në pozitën e tretë.

RIVALITETI DHE NDESHJET MES TYRE

Këto dy skuadra nuk është që kanë ndonjë rivalitet të madh. Deri më tani mes tyre kanë zhvilluar vetëm 4 ndeshje kampionale, edhe atë që të gjitha sezonin e kaluar. Nga një fitore për të dyja skuadrat dhe dy barazime është epilogu i këtyre takimeve. Fitoren e vetme Akademia Pandev e ka arritur pikërisht në Shkup në terenin e Rabotniçkit, kur me datë 24 shtator kishte shënuar fitore 1:2. A thua vallë muaji shtator mund të jetë me fat për Akademia Pandevin edhe në ndeshjen e nesërme?

Ndeshjet mes tyre: RABOTNIÇKI – AKADEMIJA PANDEV
13.05.18 LPFM A. Pandev Rabotnicki 0 : 1
01.04.18 LPFM Rabotnicki A. Pandev 1 : 1
19.11.17 LPFM A. Pandev Rabotnicki 1 : 1
24.09.17 LPFM Rabotnicki A. Pandev 1 : 2

 

MUNGESAT

Trajneri Gjore Jovanovski për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tre futbollistëve standard. Fjala është për mbrojtësit Herera dhe Stoimenovski, si dhe për sulmuesin Xhofri. Në anën tjetër Jugosllav Trençovski nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit standard Stojçevski (i suspenduar) dhe mesfushorit Riste Temelkov (i lënduar). Ky i fundit luajti vetëm në ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Bellasicës, mirëpo jo edhe të parën kundër Makedonija Gj.P.

 

PËRFORCIMET

Rabotniçki gjatë këtij afati kalimtarë ka qenë aktiv thuajse deri në fund. Një ndër futbollistët që i është bashkuar skuadrës shkupjane është edhe ish reprezentuesi i Maqedonisë, Vladimir Dimitrovski, i cili megjithatë nuk është i gatshëm për lojë. Më parë kishte transferuar edhe sulmuesin e Flamurtarit, Igor Nedeljkoviç, atë të Skopjes Filip Petkovski, si dhe mesfushorët Oliver Peev, Ljubomir Stevanoviç dhe Dushan Steviç, ndërsa gjithashtu edhe mbrojtësin e krahut të majtë francezin, Zhoel Bopesu. Duhet pranuar megjithatë se largimi i Dushko Trajçevskit ka lënë shumë zbrastira në mbrojtjen e Rabotniçkit.

Në anën tjetër Akademia Pandev gjatë këtij sezoni transferoi portierin Dushan Çubrakoviç, mbrojtësin e Sileksit, Stojan Stojçevski si dhe atë të Renovës, Stefan Kostov, 16-vjeçarin Jorgo Papuli nga Steaua, mesfushorin brazilian, Everton Sidnei de Brito, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, si dhe japonezin Kensei Kanai, i cili pritet që të përforcojë repartin e sulmit, aty ku së fundmi angazhuan edhe futbollistin me mjaft përvojë, Aco Stojkov. Megjithatë përforcimi më i madh i skuadrës nga Strumica pa dyshim se është angazhimi i mbrojtësit me shumë përvojë, Vançe Shikov, i cili  një kohë të gjatë ka qenë standard te përfaqësuesja e Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 52 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

SPONZORËT

Të dyja skuadrat kanë sponzor stabil dhe të fuqishëm. Sponzor i ri gjeneral i KF Rabotniçkit, duke filluar nga ky sezon është kompania më e madhe softuerike, “Seavus”, ndërkohë klubi i Akademia Pandev është në pronësi të futbollistit të njohur maqedonas, Goran Pandev, që aktualisht luan te Xhenoa në “Serie A”.

EUROPA

Rabotniçki këtë vit luajt në garat eliminatore të Liga Europa, mirëpo u eliminua që në raundin e parë nga skuadra hungareze e Honved. Në ndeshjen e parë në Shkup, Rabotniçki kishte shënuar fitore 2:1, ndërsa në ndeshjen e kthimit ishte mundur me rezultatin 4:0.

PETAR PETKOVSKI

Rabotniçki në rradhët e veta ka një ndër sulmuesit më në formë, Petar Petkovski. Sulmuesi shtatëshkurtë në 3 xhirot e para të sezonit të ri ka shënuar 4 gola, dy prej të cilëve në ndeshjen ndaj Sileksit kur Rabotniçki kishte shënuar fitore 2:1. Ajo ndeshje ishte zhvilluar njëjtë në terminin e mbrëmjes, sikurse kjo me Akademia Pandev. Mbetet të shihet nëse Petkovski do të jetë në gjendje për të shnëuar edhe nesër mbrëma në arenën “Filipi i Dytë”. Rikujtojmë Petkovski kishte shënuar golin e parë të “romantikëve” këtë edicion në ndeshjet europiane, kur kishte realizuar në atë fitore 2:1 në Shkup kundër Honvedit.

NDESHJET E SEZONIT TË SIVJETSHËM

NDESHJET E AKADEMIA PANDEV

 

26.08. 16:30 LPFM Akademija Pandev  Shkupi 1 : 0
22.08. 17:00 Kupa Labunishta Akademija Pandev  1 : 3
19.08. 17:00 LPFM Belasica Akademija Pandev 0 : 2
12.08. 17:00 LPFM Akademija Pandev Makedonija GP 2 : 1
NDESHJET E RABOTNIÇKIT

 

26.08. 16:30 LPFM Pobeda Rabotnicki 0 : 2
22.08. 17:00 Kupa Fortuna Skopje Rabotnicki  0 : 6
18.08. 20:00 LPFM Rabotnicki Sileks 2 : 1
11.08. 17:00 LPFM Rabotnicki Renova 3 : 4


RENDITJA TABELARE, POZITAT MOMENTALE

Sezoni 2018/2019
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
1 A.Pandev 3 3 0 0 5:1 9

 

Sezoni 2018/2019
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
3 Rabotniçki 3 2 0 1 7:5 6

 

POZITAT PËRFUNDIMTARE PËR SEZONIN E KALUAR

Sezoni 2017/2018
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
3 Rabotniçki 36 14 10 12 50:43 52

 

Sezoni 2017/2018
# Ekipi Nd F B D G-av. Pikë
6 A. Pandev 36 10 12 14 43:47 42

 

Leave a Reply