Heroi i A. Pandev ndaj Bellasicës, Krstovski: Ndaj Rabotniçkit luajmë për tre pikë

Heroi i fitores së madhe në derbin lokal ndaj Bellasicës, Mario Krstovski ka folur në prag të ndeshjes me Rabotniçkin. Edhe pse Akademia Pandev ka skuadrën në moshë më të re në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, ai beson se skuadra e tyre ka kualitet dhe potencial që edhe nga kjo ndeshje të dalë e pamposhtur. Rikujtojmë Akademia Pandev në tre xhirot e para të sezonit të ri ka regjistruar po aq fitore, ndërsa një fitore tjetër kundër Labunishtit kishte arritur edhe në Kupën e Maqedonisë, duke kaluar në raundin e dytë të garave.

“4 ndeshje, 4 fitore, përfshirë këtu edhe Kupën. E filluam mbarë, shpresojë kështu të vazhdojmë edhe më tej. Sa i përket skuadrës së Rabotniçkit, ne pa marrë parasysh emrin e kundërshtarit në çdo ndeshje luajmë për fitore. Do të jetë vështirë, mirëpo besoj në këtë skuadër që ka kualitet dhe potencial, edhe pse jemi skuadra në moshë më të re në ligë. Shpresoj se nga ndeshja e sotme do të kthehemi në Strumicë me tre pikë dhe se këtë edicion do të luajmë në mënyrën më të mirë” – tha Krstovski në një intervistë për “infOSport.mk”.

Ndeshja Rabotniçki-Akademia Pandev starton në ora 20:00, ndërsa arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Josip Barton.

Leave a Reply