Legjenda e Junajtedit, rikthehet të luajë në kategorinë e 11-të të Anglisë

Pol Skolls është një nga legjendat e Mançester Junajtid të Aleks Ferguson. 718 ndeshje dhe 155 gola të shënuar me “Djajtë e Kuq”, me të cilët ka fituar 13 tituj Premier, 2 Champions dhe shumë trofe e kupa të tjera. Një ndër mesfushorët më të mirë të brezit të tij është rikthyer të luajë në… kategorinë e 11-të angleze.

I biri i ish-mesfushorit, Aron Skolls, aktivizohet me ekipin e Rojton Taun dhe po përgatitej për të luajtur në transfertë me Stokport Xheorxhians. Historitë nga kategoritë inferiore në ishull janë të shumta dhe të larmishme. Rojton ishte në një moment të vështirë dhe kishte mungesa lojtarësh. Nevojitej dhe një dhe Aron i jep zgjidhje situatës.

“Na duhet një futbollist? Do thërras babin tim të luajë”. 43-vjeçari pranon sfidën, bëhet gati dhe vesh bluzën me numër 8-të për të ndihmuar ekipin e të  birit në një moment delikat. Rikthim në fushë mbas plot 5 vitesh, por pa arritur të evitojë humbjen. Vendasit e Stokportit fituan me rezultatin 1-0, ndërsa në ekipin e miqve luajtën së bashku dy Skolls: Pol dhe Aron.

Leave a Reply