Gjermania zëvendëson Mesut Ozilin me një talent të ri

Pikërisht për të marrë me vete në Brazil, Julian Brandt, trajneri i Gjermanisë Joachim Low la jashtë Kupës së Botës një talent të padiskutueshëm si Leroy Sane, ndërsa tashmë për të shfaqur edhe njëherë besimin që ka për yllin e ri të Bayer Leverkusen, numri 1 i stolit të pancerave ka vendosur që të jetë Julian Brandt ai që do të mbajë mbi shpatulla fanellën me numër 10 të Gjermanisë, për të pasuar kështu të tërhequrin Mesut Ozil.

Brandt kërkon t’ia shpërblejë besimin trajnerit të tij. Kur pyetet për rëndësinë që ka për të fanella legjendare, 22-vjeçari shprehet: “Numri 10 ka një rëndësi të madhe në futboll, ashtu si në kombëtaren gjermane. Do të mundohem të jap më të mirën time.”

Leave a Reply