Nokautohet Miralem Sulejmani, humb vetëdijen (VIDEO)

Ndeshja e mbrëmshme midis Dinamo Zagrebit dhe Jang Bojsit në minutën e 50-të na solli edhe një skenë të padëshiruar, kur futbollisti vendas, Petar Stojanoviç pa dashje kishte goditur me thembër në fytyrë futbollistin e skuadrës zvicerane, Miralem Sulejmani.

Ai menjëherë kishte humbur vetëdijen, ndërsa i pari që vrapoi për ti ndihmuar ishte mjeku i skuadrës së Dinamo Zagrebit, që më pas të vijnë edhe mjekët e skuadrës së Jang Bojs, që sollën në vetëdije futbollistin e përfaqësueses së Serbisë. Ai menjëherë më pas me ambulancë u dërgua në spital, mirëpo fatmirësisht analizat e bëra në kokë treguan se gjithçka ishte në rregull.

Leave a Reply