Eros Grezda me sukses kalon vizitat mjekësore, pritet prezantimi te Renxhersi

Eros Grezda edhe përfundimisht sezonin e ri futbollistik do të luaj te një ndër skuadrat më të njohura europiane, Gllazgou Renxhers. Mediat skoceze, raportojnë se Eros Grezda ndodhet në Skoci, aty ku edhe ka kryer vizitat mjekësore me klubin e ri, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së djeshme, është shoqëruar nga drejtuesit e klubit dhe bashkë me ta i ka bërë një vizitë edhe stadiumit “Ibrox”, duke u njohur kështu me ambientin e stadiumit ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Gjatë ditës së sotme, Grezda pritet që të firmos zyrtarisht kontratën me skuadrën që drejtohet nga legjenda angleze e Liverpullit, Stiven Xherard dhe shumë shpejt pritet edhe prezantimi i tij para mediave. Ai sezonin e kaluar me Osijekun zhvilloi gjithsej 37 ndeshje, 26 prej të cilave në kampionatin elitar kroat, 8 ndeshje në kuadër të Liga Europa si dhe 3 ndeshje në kuadër të Kupës. Në të trija garat ai arriti që të regjistrihet në listën e golashënuesve, duke shënuar 5 gola në kampionat, 1 në ndeshjet e Liga Europa si dhe 2 në kuadër të Kupës së Kroacisë.

Gjakovari 23-vjeçar është gjithashtu edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, për të cilën ka zhvilluar 6 ndeshje, duke realizuar 1 gol.

Leave a Reply