Kasiljas, njeriu i Çampionsit, rekordin e tij vështirë ta thyej dikush

Portieri spanjoll, Iker Kasiljas me ndeshjen e zhvilluar mbrëmë me Porton ndaj Shalke 04, ka shkruajtur historinë në Ligën e Kampionëve.

Ish gardiani i Realit të Madridit dhe Kombëtares spanjolle për të 20-tin sezon  me rradhë u paraqit në kompeticionin më të madh në Europë.

Ai në ndeshjet e Ligës së Kampionëve debutoi në vitin 1999 kur ishte vetëm 17 vjeç në ndeshjen ndaj Olimpiakosit.

Pesë herë portieri më i mirë në botë këtë shifër e ka arritur me Real Madridin dhe skuadrën aktuale.

Kjo shifër është vështirë të thyhet edhe një kohë, pasi që Kasiljas është ende aktiv dhe mund të luaj edhe sezone tjera.

Kasiljas me paraqitjen e mbrëmshme tejkaloi Rajan Gigsin, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në 19 edicione të Ligës së Kampionëve, ndërsa interesant është fakti se vetëm katër skuadra kanë më shumë paraqitje se gardiani spanjoll, edhe atë Real Madridi dhe Porto me nga 23 dhe Mançester Junajtedi dhe Barcelona me nga 22.

Leave a Reply