Skopje-Sileksi, statistika dhe kuriozitete që duhet ti dini rreth këtij takimi

Skopje dhe Sileksi janë dy skuadra që njihen mirë me njëra tjetrën, pasi shumë ndeshje mes tyre kanë zhvlluar duke qenë pjesë e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Të dyja skuadrat pas vetes nuk kanë ndonjë tifozëri të zjarrtë, ashtu që ndeshjet që këto dy skuadra i zhvillojnë në stadiumet e tyre atmosfera është thuajse teatrale.

Megjithatë në mungesë të tifozëve skenën e bëjnë interesante personat përgjegjës të skuadrave që qëndrojnë rreth fushës, ku vazhdimisht protestojnë ndaj arbitrëve të takimit, duke ju bërë në një farë mënyre një farë lloj presioni.

HISTORIA

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave nuk prodhojnë shumë gola, ndërsa tregues më i mirë janë 4 ndeshjet e fundit, kur janë shënuar nga 0-2 gola. Zakonisht ndeshjet mes tyre në Ligën e Parë kanë qenë të tilla, ndërsa dy ndeshjet më efikase mes këtyre dy skuadrave kanë qenë ato në kuadër të Ligës së Dytë, kur ndeshja në stadiumin e Autokomandës, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e sotme ishte mbyllur me fitoren e Skopjes 5:4, teksa në Kratovë rezultati përfundimtarë kishte qenë 3:1 në të mirë të Sileksit.

MUNGESAT

Te Sileksi ende në dyshim është portieri i parë Spasoje Stefanoviç, ndërsa gjithashtu edhe sulmuesi Dario Desniq. Ky i fundit ka gjasa të luaj ndaj ish skuadrës së tij, pjesë e së cilës ishte sezonin e kaluar, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit. Në anën tjetër te Skopje nuk ka mungesa të futbollistëve, ashtu që në disponim të trajnerit do të jenë më të përgatiturit.

Leave a Reply