Kololli shënoi, festoi dhe në fund në “grop” përfundoi (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ndodhi gjatë festimit të golit nga ana e futbollistit shqiptarë të Cyrihut, Benjamin Kololli. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, mbrëmë doli të jetë hero i skuadrës zvicerane, pasi falë golit të tij të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 61-të Cyrihu shënoi fitore në transfertën ndaj qipriotëve të AEK Larnaka në kuadër të ndeshjeve të Liga Europa.

Megjithatë diçka nuk shkoi mirë gjatë festës së golit nga ana e vetë Kolollit, i cili në tentativë për të festuar bashkë me tifozët e tij, ra në një “grop”, të cilën me siguri se nuk e kishte paraparë.

Bashkëlojtarët e tij i dolën në ndihmë për ta rikthyer atë në terren, ku  edhe përkundër kësaj skene ta padëshiruar festa nuk mungoi dhe e njëjta vazhdoi edhe pas nxjerrjes së Kolollit nga “gropa”, të cilën e përjetoi vetë futbollisti kosovar.

How can you not love the Europa League

How can you not love the Europa League 😂😂

Публикувахте от Troll Football Media в Четвъртък, 20 септември 2018 г.

Leave a Reply