Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, ku vetëm Renova dhe Makedonija Gj.P avansojnë përballë FC Shkupit, gjegjësisht Sileksit, njofton “infOSport.mk”.
Fatjon Jusufi kaloi në epërsi Renovën në minutën e 18-të, ndërsa Kostovski vetëm pas 3 minutave lojë kishte kaluar në epërsi Makedonija GJ.P në transfertën ndaj Sileksit.
Rabotniçki edhe përkundër faktit se avansoi me golin e Hereras në minutën e 26-të, pjesën e parë e mbylli me barazim, pasi Filip Ivanovski në minutën e 37-të shënoi në rrjetën e Jankov, teksa në dy përballjet tjera Akademia Pandev – Shkëndija dhe Pobeda – Vardari, rrjetat po pushojnë.
| LPFM, Java 8 | ||
| Rezultatet e 45 minutave të para | ||
| A. Pandev | 0 – 0 | Shkendija |
| Pobeda | 0 – 0 | Vardari |
| Rabotniçki | 1 – 1 | Bellasica |
| Renova | 1 – 0 | Shkupi |
| Sileksi | 0 – 1 | Makedonija GJ.P |
