Renova mund Shkupin, Shkëndija nga Strumica kthehet vetëm me barazim

Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen derbi të javës së 8-të kundër Akademia Pandevit në Strumicë, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Osmani në këtë mënyrë edhe në ndeshjen e dytë me rradhë nuk po rigjejnë fitoren, duke mbetur tashmë plotë 5 pikë mbrapa Vardarit, që në Shtip mundi Pobedën me rezultatin minimal 1:0.

Autorë i golit të vetëm për “kuqezinjtë” nga Shkupi në këtë përballje ishte braziliani Vilian Lira gjatë pjesës së dytë, ndërsa FC Shkupi ka vazhduar të zhgënjejë tifozët e vetë, pasi sot u mund nga Renova në Tetovë me rezultatin 2:0. Nga një gol në secilën pjesë për skuadrën nga Xhepçishti, me autorë Fatjon Jusufi dhe Vllatko Stojanovski, skuadër kjo që tashmë edhe në ndeshjen e dytë me rradhë po merr fitore identike, pas asaj në mesjavë ndaj Akademia Pandev. Për më tepër kjo skuadër për momentin po udhëhiqet nga drejtroi sportiv Lirim Saiti dhe koordinatori, Skender Jonuzi, një dyshe kjo që po jep rezultatin e duhur.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera të kësaj jave, ajo në Kratovë midis Sileksit dhe Makedonija Gj.P, si dhe ajo në “Telekom Arena” në Shkup midis Rabotniçkit dhe Bellasicës u mbyllën me barazimin 1:1.

LPFM, Java 8
A. Pandev 0 – 0 Shkendija
Pobeda 0 – 1 Vardari
Rabotniçki 1 – 1 Bellasica
Renova 2 – 0 Shkupi
Sileksi 1 – 1 Makedonija GJ.P

Leave a Reply