Studenti rus ekzekuton një penalti të veçantë (VIDEO)

Studenti rus ka bërë një ekzekutim fantastik të një penaltie. Norik Avdalan nga Universiteti teknik në Kazan shënoi një gol mahnitës, të cilin mund ta ekzekutojë vetëm ai.

Avdalan këtë kryevepër e bëri gjatë fitores 4:0 të skuadrës së tij ndaj Universitetit pedagogjik nga Çuvashi në kuadër të Ligës Universitare të Rusisë në futboll.

Edhe më interesant është fakti se këtë lloj penaltie të Norik Avdalan e gjejmë edhe në një rast tjetër në “YouTube” kur studenti rus kishte shënuar në turneun në “Soçi” gjatë vitit 2017-të (Këtë video shihni këtu).

 

Leave a Reply