Ja sa të holla kërkon Xhenoa për polakun Piatek

Krishtof Piatek me golat e tij me Xhenoan në Serie A ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, ndërsa duke pasur parasysh një gjë të tillë, drejtuesit e skuadrës italiane tashmë i kanë vënë një çmim sulmuesit të tyre, i cili është

goxha i lartë.

Sipas mediave italiane, Xhenoa për shërbimet e sulmuesit polak kërkon hiq më pak se 50 milionë euro.

Piatek është duke bërë një sezon jashtëzakonisht të madh me skuadrën italiane, ku në 7 ndeshje ka arritur që të shënojë 9 gola, duke udhëhequr listën e golashënuesve bindshëm para Insinjes që ka 3 gola më pak.

Leave a Reply