Angellovski me 4 shqiptarë në formacionin e parë ndaj Armenisë

Igor Angellovski para pak çastesh ka bërë publik formacionin me të cilin do të zbres në fushë në përballjen ndaj Armenisë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, njofton ‘infOSport.mk’.

Për dallim nga ndeshja e fundit kundër Lihtenshtejnit, seleksionuesi maqedonas ka bërë disa ndryshime në formacion, duke vendosur që të ul në bankinë Egzon Bejtuallin dhe Ferhan Hasanin, ndërsa në formacionin e parë rikthehet Arijan Ademi, ndërsa gjithashtu edhe dy mbrojtësit e krahut Ristovski dhe Ristevski.

Në bankinë Angellovski për këtë ndeshje ka ulur edhe Ilija Nestorovskin, që tashmë një kohë më të gjatë nuk po arrinë dot të gjejë golin, ndërsa në vend të Elif Elmas në mesfushë do të paraqitet Stefan Spirovski.

Nga futbollistët shqiptarë që do jenë titullarë në këtë takim, përveç Arijan Ademit janë edhe Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski, të cilët bashkë me kapitenin Goran Pandev do të mundohen të marrin edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje në grupin 4 të Ligës ‘D’, me ç’rast edhe matematikisht që sonte do të siguronin pozitën e parë në grup.

Ndeshja Armeni-Maqedoni starton në ora 18:00, ndërsa drejtësinë do të ndajë suedezi, Strombergsson.

Maqedonia në “Vazgen Sargsian”. Gati për përballjen me Armeninë 🇦🇲🇲🇰⚽️

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 16 октомври 2018 г.

Leave a Reply