Maqedonia turpërohet nga Armenia, pëson disfatën e parë në Ligën e Kombeve (VIDEO)

infOSport.mk nga Erevani

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka pësuar disfatën e parë në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton ‘infOSport.mk’. Të besuarit e trajnerit Igor Angellovski zhvilluan një ndër ndeshjet e tyre më të dobëta në kuadër të turneut më të ri nga ana e UEFA-s, duke pësuar në fund një disfatë me rezultatin 4:0.

Fitoren e armenëve e paralajmëroi Pizzelli që në minutën e 12-të, kur thjeshtë morri një dhuratë nga ana e portierit Dimitrievski, i cili në ato momente na rikujtoi në atë gabim të portierit Karius në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit të Madridit.

stooole

Каква голема грешка на Столе Димитриоскии :(((((ПОГЛЕДНЕТЕ ГО ВИДЕОТО

Публикувахте от Спортисимо Македонисимо в Вторник, 16 октомври 2018 г.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, mirëpo si duket ky gabim i portieirt Dimitrievski, kishte ndikuar shumë negativisht, i cili në pjesën e dytë kishte një  ndër paraqitjet e tij më të dobëta, duke qenë fajtori kryesor në shënimin e të tre golave.

sttooole

Ерменија води со 2:0.Столе Димитриевски со уште една ГИГАНТСКА грешка..

Публикувахте от Спортисимо Македонисимо в Вторник, 16 октомври 2018 г.

Fillimisht një pasim jo i saktë nga ana e tij u shfrytëzua nga ana e futbollistëve armen, të cilët në minutën e 67-të gjetën rrjetën e Dimitrievskit edhe për herë të dytë në këtë ndeshje, kur Movsisjan shfrytëzoi në maksimum asistin e Mikhtarian, duke shënuar për 2:0 në ato momente, ndërsa në minutën e 81-të edhe pse kishte topin në duart e tij pas goditjes së Ghazaryan nga gjuajtja e lirë, nuk arriti dot të shmang edhe golin e tretë në rrjetën e tij.

stoledebakl

Не е Македонија поразена, СТОЛЕ ДИМИТРИЕВСКИ имаше кошмарна ноќ….. погледнете ја најновата грешка вечерва за 3:0

Публикувахте от Спортисимо Македонисимо в Вторник, 16 октомври 2018 г.

Që kjo nuk ishte një natë e portierit të përfaqësueses së Maqedonisë dëshmoi edhe minuta e katërt shtesë e takimit, kur  Mikhtarian nga goditja e lirë për tokë shënoi edhe golin e katërt, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Armenia 4, Maqedonia 0.

Edhe përkundër kësaj disfate Maqedonia mban pozitën e parë në grupin 4 të Ligës ‘D’ me 9 pikë, tashmë 3 më shumë se Armenia e vendit të dytë, skuadër kjo që dy ndeshjet e nëntorit do ti zhvillojë në transfertë kundër Gjibraltarit (16.11) dhe Lihtenshtejnit (19.11), teksa Maqedonia fillimisht me 16 nëntor do të luaj si mysafir me Lihtenshtejnin, ndërkohë vetëm 3 ditë më pas në Shkup do të mirëpret Gjibraltarin, kur edhe përfundimisht do të mësojmë se cila prej këtyre dy kombëtareve do të luaj në ndeshjet e ‘play-off’ të Ligës ‘D’.

Leave a Reply