Pikët e para të Xhejms me Lejkersin ishin dy ngulitje brutale! (VIDEO)

LeBron Xhejms orët e para të mëngjesit të sotëm zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e LA Lejkers në NBA ligën profesioniste. Ai edhe përkundër performancës shumë pozitive, nuk arriti dot të ndihmojë ‘Lejkersat’ për të marrë fitore, pasi në fund fitorja i takoi skuadrës kundërshtare, Portlandit, që shënoi fitore 128:119.

Basketbollisti më i mirë në Botë në debutimin e tij realizoi 26 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime, ndërsa pikët e tij të para i realizoi në dy sulme të njëpasnjëshme me ngulitje ‘brutale’.

Për më tepër shihni videon më poshtë:

Leave a Reply