Lopetegi pranë rekordit të zi me Realin, plotë 6 orë e 49 minuta pa gol

Real Madridi pa Kristiano Ronaldon tashmë në rradhët e saja, ka harruar të shënojë. Trajneri Julen Lopetegi është në vështirësi dhe nuk po mundet ta gjejë formulën e duhur për ta ndryshuar këtë situatë “infertiliteti” të sulmuesve të vet.

Një problem themelor për një skuadër, që duhet t’i fitojë trofe.

Në mënyrë të veçantë, “mbretërit” nuk shënojnë gol prej 6 orë e 49 minutash lojë, në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Goli i fundit u shënua nga Asensio në “Santiago Bernabeu”, kundër Espanjol, më 22 shtator.

Nga aty e deri më sot, skuadra e Lopetegit ka vijuar “agjërimin” në këtë drejtim. Më konkretisht, nuk ka shënuar në ndeshjet ndaj Seviljës, Atletiko Madridit, CSKA Moskës dhe Alavéshit.

Situata është shqetësuese, tregon se largimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi, verën e këtij viti, ka lënë një boshllëk të madh.

Golashënuesit më efikas për momentin te Reali i Madridit janë Benzema (5 gola), Bejll (4), Serhio Ramos (3), Isko (2) dhe Karvahal, Asensio e Mariano Diaz që kanë të shënuar nga 1 gol.

Nëse Real Madridi nuk do të shënojë edhe për një periudhë tjetër prej 55 minutash lojë, do të arrijnë rekordin më të keq në historinë e vet, që daton në vitin 1985, kur ‘madrilenët’ nuk gjenin dot rrugën e golit për 7 orë dhe 23 minuta.

Të shtunën në “Santiago Bernabeu” vjen Levante e Enis Bardhit, që aktualisht renditet në pozitën e 11-të me vetëm 10 pikë, teksa Reali renditet në pozitën e katërt me 14 pikë të tubuara.

Leave a Reply